Ministri i jashtëm gjerman ka thënë zgjerimi i Bashkimit Evropian është urgjencë gjeopolitike.
“Është mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë duhet të ja bëjmë të qartë Rusisë se destabilizimi dhe dezinformimi nuk kanë vend… Zgjerimi i BE-së tani është urgjencë gjeopolitike”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se zhvillimi i Kosovës që nga paslufta është një histori suksesi.
“Gjermania mbështet dialogun. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni, këtë e presim nga të dyja palët. Dialogu për normalizim duhet të vazhdojë me kriterin për mirëkuptim”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe krijimin e Asociacionit.
“Është më rëndësi që të ketë një marrje të përgjegjësisë nga ana e kryetarëve të zgjedhur të komunave në veri dhe çështja e themelimit të Asociacionit të zbatohet. Shpresoj që kjo të përfundohet me sukses. Mendoj që krijimi i një qeverie është vendimtar“, ka deklaruar Wadephul.



