Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit amerikan Wesley Clark si dëshmitar i fundit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar dëshminë e tij si një kthesë të fortë në këtë proces.
Hamza thotë se Clark riktheu fokusin te faktet dhe parimi bazë se liria e popujve është e patjetërsueshme.
Postimi i plotë:
Gjenerali Wesley Clark, si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, ia dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm. Dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme.
Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet.
Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë.



