spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:13
HomeKosovaPara seancës së nesërme, Kusari-Lila bën thirrje për votim “në interes të...

Para seancës së nesërme, Kusari-Lila bën thirrje për votim “në interes të qytetarëve”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, u ka kërkuar grupeve parlamentare mbështetje për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e votimit të buxhetit, në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur për nesër në orën 11:00.

Kusari-Lila ka thënë se pesë prej pikave të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nëse nuk miratohen, rrezikojnë shtyrjen e 1 miliardë eurove investimeve.

- Advertisement -

Ajo ka specifikuar Planin e Rritjes, për të cilin ka thënë se nëse nuk miratohet deri në dhjetor, vendi rrezikon të humbë 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, apo rreth 88 milionë euro.

“Për ta arritur këtë sukses, na duhet mirëkuptimi dhe mbështetja e të gjitha grupeve parlamentare, sepse marrëveshjet ndërkombëtare nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar mes tjerash Kusari-Lila.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës,

të nderuar kolegë deputetë,

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime për Seancën e parë të ditës së nesërme.

Kjo seancë ka në rend dite 9 pika. Pesë prej tyre janë Marrëveshje Ndërkombëtare, të cilat, në rast të mosmiratimit, rrezikojnë shtyerjen vlerës prej 1 miliardë Euro financime, prej të cilave  — 290 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian. Afati për miratimin e Planit të Rritjes nga Bashkimi Evropian është dhjetori 2025. Nëse kjo marrëveshje nuk miratohet deri në dhjetor, rrezikojmë të humbim 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, pra rreth 88 milionë euro.

Nga Banka Botërore kemi edhe një marrëveshje tjetër, e cila përfshin 90 milionë euro mjete direkte për buxhetin e vendit. Po ashtu, ka edhe dy marrëveshje të tjera nga Banka Botërore për arsimin dhe shëndetësinë, me vlerë prej 20 milionë eurosh.

Për ta arritur këtë sukses, na duhet mirëkuptimi dhe mbështetja e të gjitha grupeve parlamentare, sepse marrëveshjet ndërkombëtare nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Për realizimin e kësaj agjende, është i domosdoshëm formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare, të cilat mund të formohen pavarësisht se kush është në pozitë apo opozitë, sepse numri i anëtarëve varet nga pesha e Grupit Parlamentar në Kuvend, nga gjithsej 11 anëtarë sa duhet të jenë.

Duke qenë të vetëdijshëm se zgjedhjet janë zgjidhja më stabile për ngërçin aktual, duhet të jemi mendjehapur dhe të mos e rëndojmë stabilitetin financiar. Prandaj, buxheti i vitit 2026 është përfshirë në agjendë dhe propozim për votim.

Të nderuar deputetë, betejat tona politike duhet të sjellin vlerë dhe përparim në jetën e qytetarëve. Ballafaqimin tonë të  radhës në garën politike, do ta kemi në zgjedhjet e ardhshme nacionale kurdo që të mbahen ato, në dhjetor apo në pranverë. Mos të krijojmë ngarkesa të panevojshme, kur situata është e tejkalueshme.

Nesër e kemi mundësinë të lehtësojmë edhe barrën e 700 punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët presin zgjidhje nga ne.

Zgjidhja është në Kuvend edhe për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

T’i miratojmë pikat e rendit të ditës dhe t’u ofrojmë qytetarëve qetësinë që u nevojitet para se të hyjmë në një proces të ri zgjedhor.

Mirëpresim diskutimet dhe miratimet për agjendën e nesërme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat