Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i vetëm nga partia e tij është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e ku gjatë fjalimit të tij në foltore tha se shkoi ta sqarojë vendimin dhe qëndrimin e partisë për të mos qenë pjesë e kësaj seance të jashtëzakonshme të cilën e quajnë të paligjshme.
Por ai është penguar nga deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri.
“A je ardh me ba hajgare. Nuk mund të vazhdosh kështu”, tha Bahtiri.
Gruda: Duromni një jam prej PDK, nuk kam ardh për propagandë.
Përparim Gruda i PDK-së merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme



