spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
13:21
HomeSportKosova mëson kundërshtarët në fazën e Play-Off-it për Botëror

Kosova mëson kundërshtarët në fazën e Play-Off-it për Botëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar për herë të parë një vend në fazën ‘play-off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, pas një cikli tejet të suksesshëm në Grupin B, ku garoi kundër Zvicrës, Sllovenisë dhe Suedisë.

‘Dardanët’ e mbyllën grupin me 11 pikë të grumbulluara nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje duke u renditur në pozitën e dytë, menjëherë pas Zvicrës.

- Advertisement -

Në garën për një biletë drejt Kupës së Botës, Kosova mund të përballet me njërën nga katër kombëtaret: Poloninë, Republikën Çeke, Uellsin ose Sllovakinë.

Shorti i cili do të përcaktojë kundërshtarin e radhës të Kosovës, do të tërhiqet sot në orën 13:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat