storm•/UÇK: Ramush Haradinaj dhe bashkëpartiakët e tij nderojnë heroin Zahir Pajaziti

Ish/kryeministri, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakë dhe bashkëluftëtarë, bënë homazhe pranë Lapidarit të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në kryeqytet, te sheshi që mban emrin e tij.

Në këtë ditë të ditëlindjes së Heroit, si në çdo përvjetor tjetër, ish-kryeministri dhe bashkëluftëtarët e tij u përkulën për nder të komandantit të orëve të para të UÇK-së, i cili në janar të vitit 1997 ra dëshmor pas një prite nga forcat serbe në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Pestovë të Vushtrris.