Ka filluar takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me krerët e partive politike, pas dështimit të mandatimit të dytë për formimin e Qeverisë së re.
Në takim po marrin pjesë kryetarët e partive parlamentare, Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve jo-serbe.
Takimi, i thirrur nga Presidentja Osmani, ka për qëllim konsultimin e hapave të mëtejshëm kushtetues pas situatës së krijuar nga mosvotimi i Qeverisë së propozuar.



