Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët e partive
Veprimi i Osmanit vjen pasi mandatari i dytë Glauk Konjufca dështoi ta formojë qeverinë.
Kryetari i Guxo, Faton Peci, tha se kanë pasë qëndrime të ndryshme rreth datës së zgjedhjeve.
“Pat diskutime të ndryshme rreth asaj se kur është opsioni më optimal dhe më i favorshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Si Guxo kemi mbrojtur qëndrimin mes datës 21 dhjetor dhe 28 dhjetor, ne kemi preferuar datën 28” .



