Këtë të enjte, përfaqësuesja e Kosovës njohu edhe rivalët në fazën “play-off”, dy pengesat e fundit për të shkruar historinë, për të synuar prezencën në Botërorin “FIFA2026”.
Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova bënte pjesë në vazon e tretë, ndërsa rivalin e parë e “peshkoi” nga vazo e dytë. Në fazën gjysmëfinale të “play-off”, goglat e vendosën përballë Sllovakisë.
Kosova është e detyruar të luajë sfidën e parë në transfertë me 26 mars.
Ndërkohë, në fazën finale, Kosova do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.



