Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkrahur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se duhet të sigurohen institucionet për të bërë përgatitjet e nevojshme.
“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, ka shkruar Kurti në Facebook.



