spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
18:28
HomeKosovaGLPS reagon ndaj vendimeve të KPK-së: Të pavlefshme dhe në kundërshtim me...

GLPS reagon ndaj vendimeve të KPK-së: Të pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në takimet e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfshirë vendimin për shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe caktimin e prokurorit Agron Qalaj në këtë pozitë.

Në një komunikatë për media, GLPS tha se këto vendime bien ndesh me kornizën ligjore që rregullon funksionimin e KPK-së.

- Advertisement -

“Vendimet për shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe caktimi i prokurorit Agron Qalaj në këtë pozitë, janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për KPK-në dhe Rregulloren për Organizimin dhe Veprimtarinë e KPK-së,” thuhet në reagim.

GLPS thekson se dispozitat ligjore kërkojnë qartë kuorumin e nevojshëm dhe votim formal të rendit të ditës e të vendimeve, gjë që, sipas tyre, nuk ka ndodhur.

- Advertisement -

“Mosrespektimi i këtyre dispozitave e bën të pavlefshëm çdo vendim të marrë në kundërshtim me procedurat e detyrueshme ligjore,” thuhet tutje në komunikatë.

Sipas GLPS, vendimet e miratuara sot janë marrë “pa procedurën formale të votimit të rendit të ditës, pa u siguruar kuorumi i kërkuar nga ligji dhe pa numrin e nevojshëm të votave për vendimmarrje,” çka, sipas tyre, cenon parimin e ligjshmërisë dhe transparencës së punës së KPK-së.

Për këtë arsye, organizata vlerëson se vendimet “nuk prodhojnë asnjë efekt juridik dhe nuk mund të konsiderohen të vlefshme apo të zbatueshme.”

Përtej aspektit teknik ligjor, GLPS shprehet se situata aktuale tregon probleme të thella në menaxhimin e brendshëm të KPK-së.

“Ky rast nxjerr në pah gjendjen e brishtë të qeverisjes së brendshme të KPK-së dhe nevojën urgjente për reforma thelbësore në funksionimin e sistemit prokurorial,” thuhet në komunikatë, duke paralajmëruar se praktika të tilla rrezikojnë besimin publik në pavarësinë e drejtësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat