spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:19
HomeKulturëNëntori i festave “vesh” me ngjyrat kuqezi institucionet arsimore në Shqipëri

Nëntori i festave “vesh” me ngjyrat kuqezi institucionet arsimore në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Festat e nëntorit po priten me aktivitete të larmishme nga nxënësit e shkollave në të gjithë Shqipërinë.

Institucionet e arsimit parashkollor dhe shkollat kanë nisur prej kohësh përgatitjet për Ditën e Alfabetit dhe Festat e Nëntorit.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga Nëntori i Festave, i cili është përcjellë me ngjyrat kuqezi në të gjitha shkollat e vendit, ku janë organizuar ekspozita, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive.

“Përmes programit ‘Art dhe Zeje’, orës së artit figurativ, letërsisë dhe aktiviteteve komunitare, nxënësit në të gjithë Shqipërinë, nga Vlora në Tiranë, Elbasan, Përmet e Dibër po përgatiten për të festuar Ditën e Alfabetit dhe festat e Nëntorit”, u shpreh Rama.

- Advertisement -

Programi Kombëtar “Art dhe Zeje” ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore.

Programi kombëtar ka nisur zbatimin në shkollat e vendit, duke i kthyer ato në qendra ku nxënësit zhvillojnë vlerat e traditat. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat