spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:30
HomeKosovaHamza: PDK, një parti e bashkuar dhe unike

Hamza: PDK, një parti e bashkuar dhe unike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti, Bedri Hamza, doli në konferencë për media duke thënë se janë mirë të përgatitur dhe në zgjedhje do të garojnë me program e me vizion të qartë.

Ai ka theksuar se PDK është e bashkuar dhe unike.

- Advertisement -

“PDK është e bashkuar dhe unike. Edhe në të kaluarën pata deklaruar se në Drenas në mënyrë masive votojnë për PDK. Ka pasë që nuk janë pajtuar, por gjithmonë në PDK kur kanë zgjedhjet lokale kanë pasë garë brenda për brenda, ndërsa kur janë zgjedhjet qendrore PDK është unike, do të jetë unike dhe e bashkuar dhe për këtë jam i sigurt dhe do ta maksimalizojmë votën për PDK në Drenas që është një prej bastioneve të PDK, një prej komunave ku PDK fiton numër të madh të votave. Normalisht se këto tema diskutohen në kryesi dhe e kam bërë publike takimin em Lladrovcin dhe ai vet deklaron se ‘Unë jam PDK’. Prandaj pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenasit janë PDK”, tha ai.

Ai ka cituar edhe se askush nuk e ka përjashtu Lladrovcin nga PDK.

- Advertisement -

“Ramiz Lladrovcin askush nuk e ka përjashtuar prej PDK. Nuk kam pa vendim që  thotë se z. Lladrovci nuk është në PDK, pra nuk ka cika brenda PDK. Pra do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe të maskimalizojmë votën e PDK”, tha ai.

Ndërkohë që foli për përgatitjet e PDK-së për zgjedhjet parlamentar të 28 dhjetorit.

“Me 28 dhjetor do të jetë një numër më i madh i diasporës, është mirë sepse ata janë kontribuues të mëdhenj dhe kanë kontribut në zhvillim të Kosovës dhe pres që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Si PDK jemi të interesuar që të ketë një fushatë korrekte, me gjuhë të zgjedhur”, tha Hamza.

Hamza numëroi problemet që erdhën si rezultat i bllokadës instucional për çka fajëson LVV-në.

“Ka një numër të madh të problemeve si rezultat i bllokadës dhe paaftësisë së krijimit të institucioneve e ku përgjegjësinë më të madhe e ka partia më të madh të votave të fituara, e cila nuk arriti t’i krijojë institucionet, dhe të ketë një marrëveshje politike se pa marrëveshje politike se pa marrëveshje politike kur nuk i ke 50 për qind nuk mundesh me i bo institucionet. Ne si PDK do të kontribuojmë që të ketë një fushatë të rregullt. Ne i kemi prioritete e qarat siç është zhvillimi ekonomik, e dimë që çmimet po vazhdojnë të ngritën, klima për biznes nuk është e favorshme, kemi një zbrazje të madhe të vendin sidomos nga gjeneratës e reja, i kemi masat nga BE, e kemi suspendimi e dialogut strategjikë. Një çështje që dëshiroj ta theksoj është çështja e pagave për RTK, ka edhe mundësi ligjore edhe financiar që të behte zgjidhje që RTK të ndahen pagat”, deklaroi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat