Aleatët e Ukrainës kanë shprehur shqetësime në lidhje me një plan të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, duke thënë se propozimet e draftit janë “një bazë që do të kërkojë punë shtesë”.
Në një deklaratë të përbashkët në samitin e G20 në Afrikën e Jugut, ata thanë se plani “përfshin elementë të rëndësishëm që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, por përmendën shqetësime mbi kufijtë dhe kufizimet në forcat e armatosura të Ukrainës.
Deklarata e përbashkët e së shtunës u nënshkrua nga udhëheqësit e Kanadasë, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Japonisë, Holandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Norvegjisë. E nënshkruan edhe dy zyrtarë të lartë të BE-së.
Në deklaratë thuhej: “Jemi të gatshëm të angazhohemi për të siguruar që një paqe e ardhshme të jetë e qëndrueshme. Jemi të qartë në parimin se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.
“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar nga kufizimet e propozuara për forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat do ta linin Ukrainën të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme. Zbatimi i elementëve që lidhen me Bashkimin Evropian dhe që lidhen me NATO-n do të kërkonte pëlqimin e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s përkatësisht”.



