Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë brenda 2025-tës, kur vendi t’i mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor.
Tri palë zgjedhjet e mëhershme, parlamentaret e shkurtit dhe dy rundet e zgjedhjeve lokale në tetor e nëntor, i kushtuan buxhetit të shtetit dhe partive politike rreth 23 milionë euro, raporton rel.



