Armend Zemaj ka thënë se LDK ka punuar dhe do të punojë gjithmonë për integrimjn përfundimtar të Kosovës në struktura euroatlantike.
Ai shton se qeveria aktuale ka dëmtuar raportet me ndërkombëtarët dhe ka larguar Kosovën nga agjenda euroatlantike.
“LDK ka punuar dhe do të punojë gjithmonë për integrimin përfundimtar të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Fatkeqësisht, qeveria aktuale, e cila prej një viti po vepron në mënyrë joligjore, ka dëmtuar seriozisht raportet tona me partnerët ndërkombëtarë dhe e ka larguar Kosovën nga axhenda euroatlantike”, tha ai.
Zemaj thotë se qytetarët duhet ta ndëshkojnë këtë “paaftësi dhe keqmenaxhim”.
“Qytetarët duhet ta ndëshkojnë këtë paaftësi dhe këtë keqmenaxhim. Katër vite pa asnjë projekt zhvillimor. Në vitin e pestë, vetëm propagandë, polarizim dhe fjalor i ulët për t’i ndarë njerëzit në “patriotë” e “tradhtarë”. Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimit”, tha Zemaj.



