spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
21:28
HomeEkonomiTurizmi i Kosovës vlerësohet me Çmimin e Ekselencës “Rising Star”

Turizmi i Kosovës vlerësohet me Çmimin e Ekselencës “Rising Star”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Turizmit të Rumanisë, Travel Pro, ka nderuar Kosovën me Çmimin e Ekselencës “Rising Star” për vitin 2025, duke e renditur si një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në hartën evropiane të turizmit.

“Duke shfaqur videon “Kosova në 1 minutë”, në përshkrimin e bërë para të pranishmëve dhe në motivacionin zyrtar të çmimit, organizatorët vlerësuan Kosovën për guximin, energjinë dhe frymën e re që po sjell në tregun turistik të rajonit.

- Advertisement -

Kosova vlerësohet me këtë çmim për guximin dhe energjinë e një destinacioni që sapo ka filluar udhëtimin e tij dhe që tashmë po lë gjurmë në hartën e turizmit evropian. Hap pas hapi, Kosova po bëhet një simbol i hapjes, mikpritjes dhe frymës së re të Ballkanit”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Sofje.

Tutje, theksohet se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Travel Pro Stars 2025” morën pjesë diplomatët e ARKSS, Bujar Deskaj dhe Bekim Misini, të cilët falënderuan organizatorët për ftesën dhe vlerësimin e dhënë. “Ky çmim është një vlerësim i mikpritjes tradicionale, trashëgimisë kulturore, si dhe përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve, sektorit privat dhe komunitetit të turizmit për ta pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të destinacioneve turistike”.

- Advertisement -

“Eventi u zhvillua në Bukuresht, në kuadër të panairit ndërkombëtar tradicional “Romexpo”, i cili mblodhi personalitete të njohura të sektorit të turizmit, gazetarë profesionistë dhe përfaqësues të destinacioneve kryesore evropiane e botërore”.

Drejtuesit e asociacionit “Travel Pro”, kanë realizuar një vizitë në Kosovë në muajin shtator të këtij viti ku kanë takuar drejtuesit e KIESA-s dhe UTK-së me të cilët kanë diskutuar për potencialin turistik të vendit, mundësitë për bashkëpunim dhe promovimin e përbashkët në tregjet ndërkombëtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat