spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
20:05
HomeEkonomiQorrolli: Qeveria në detyrë nuk pati vullnet të votonte buxhetin

Qorrolli: Qeveria në detyrë nuk pati vullnet të votonte buxhetin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka folur për deklaratat akuzuese mes Komunës së Prishtinës dhe ministrit në largim të Financave, Hekuran Muratit, për çështjen e bllokimit të buxhetit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka thënë se çështja e buxhetit do të duhej të ishte zgjidhur muaj më parë.

- Advertisement -

Sipas tij, nuk pati interesim nga Qeveria në detyrë që ta zgjidhte këtë problematikë.

“Por realisht e vetmja luftë që u ka mbetur institucioneve shtetërore është që tashmë buxhetet komunale kanë dalë në sipërfaqe; jo vetëm Komuna e Prishtinës, por edhe komunat e tjera kanë probleme. Sepse proklamimet buxhetore nuk bëhen në orën 04:00 ose 05:00 dhe të arsyetohesh që deri të hënën nuk ka buxhet”.

- Advertisement -

“Përderisa Komunës së Prishtinës i është dashur t’i rilokohet buxheti që nga 1 tetori, përderisa nuk është votuar, unë për herë të parë do ta përkrah komentimin e kryeministrit në detyrë, i cili ka thënë ‘nëse formohet Kuvendi atëherë unë jam fajtor’, sepse i takon qeverisë. Përderisa kemi pasur qeveri në detyrë dhe është formuar Kuvendi, shihet se nuk ka pasur disponim nga ata”, ka thënë Qorrolli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat