spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
10:44
HomeKosovaOsmani ndez debat: Votimi i buxhetit pa qeveri nuk është i kundërligjshëm

Osmani ndez debat: Votimi i buxhetit pa qeveri nuk është i kundërligjshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pyetur nga mediat në lidhje me buxhetin e tri komunave, Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

Ajo ka thënë se ka kërkuar nga partitë që të mblidhen dhe ta votojnë atë.

- Advertisement -

“Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka thënë Osmani për Klan Kosova.

Komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut janë të zhytur në borxhe pasi që nuk e kanë votuar në Kuvende Komunale, buxhetin për vitin 2025

- Advertisement -

Ky buxhet nuk është votuar as në Kuvendin e Kosovës, pasi që nga partitë opozitare është konsideruar e jashtëligjshme dhe nuk kanë marrë pjesë fare në seancën e thirrur nga deputetët e LVV-së.

Nga sot, në Komunën e Prishtinës është pezulluar puna e linjave të Trafikut Urban, kjo pasi punëtorët e këtyre kompanive kanë deklaruar se janë pa paga tash e gjashtë muaj.

Të njëjtit kanë protestuar sot fillimisht para Komunës së Prishtinës, ndërsa me të parin e kësaj Komune, Përparim Ramën kanë protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës.

Rama i ka kërkuar takim kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit që të bëhet një zgjidhje për qytetarët e Prishtinës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat