spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
05:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ planifikon rreth 7.8 milionë euro për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

KQZ planifikon rreth 7.8 milionë euro për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna nga plani i buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Sipas KQZ-së, buxheti i planifikuar është në vlerën e 7 milionë e 771 mijë e 486 eurove.

- Advertisement -

Ky buxhet është duke diskutuar në mbledhjen e KQZ-së.

Kjo vlerë është e përafërt me buxhetin e planifikuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, e cila ishte në shumën e 8.7 milionë eurove

- Advertisement -

Ditë më parë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se pasi ky institucion të miratojë planifikimin buxhetor “kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës”.

Sipas tij, KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur Kosova kishte zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat