spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
00:00
HomeKosovaDrejtësiaRastësi apo e qëllimshme, Specialja cakton seancë për Hashim Thaçin më 28...

Rastësi apo e qëllimshme, Specialja cakton seancë për Hashim Thaçin më 28 nëntor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar për 28 nëntor konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.

Në të njëjtin proces janë të akuzuar edhe Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi.

- Advertisement -

“Gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30. Në këtë vendim, Gjykatë Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës të seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor”, u tha në njoftim.

Në vendim, gjykatësi ka caktuar edhe afatet për palët: 20 nëntori për Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe 24 nëntori për mbrojtjen, për dorëzimin e parashtrimeve lidhur me pikat e rendit të ditës, përfshirë gatishmërinë për fillimin e gjykimit në javën që nis më 15 dhjetor.

- Advertisement -

Nuk është hera e parë që Dhomat e Specializuara caktojnë seanca në ditë festash për Kosovën.

Edhe më herët, më 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës ishte caktuar një seancë, e cila më pas ishte anuluar pas reagimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat