Prishtinë, 24 nëntor 2025 — Një tentativë grabitjeje ndaj një furgoni të bankës TEB, i cili po transportonte mjete financiare në rrugën “Hermine Lekaj”, në lagjen “Bregu i Diellit”, është parandaluar pas rezistencës së rojeve të sigurisë, ndërsa situata ka eskaluar në shkëmbim zjarri.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30, kur disa persona të dyshuar, të armatosur, kanë tentuar të ndalin furgonin që bartte para. Rojet e sigurimit kanë reaguar menjëherë për të neutralizuar tentativën, çka ka rezultuar në të shtëna armësh mes palëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet dhe po mbledhin prova për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, përfshirë edhe identitetin e të dyshuarve dhe nëse ka të lënduar.
storm• do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të ketë konfirmime zyrtare nga organet e rendit.



