spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:31
HomeSportNdodh në Premier League, kërcet shuplaka në fushën e blertë

Ndodh në Premier League, kërcet shuplaka në fushën e blertë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një episod i pabesueshëm ka tronditur Premier League-n gjatë sfidës mes Manchester United dhe Everton në “Old Trafford”, takim i vlefshëm për xhiron e 12-të të kampionatit.

Ndërsa skuadra e Moyes ishte në disavantazh 1:0 pas një goli fantastik të Dewsbury-Hall, ai që ngriti në këmbë të gjithë stadiumin nuk ishte rrjeta, por një shpërthim nervash brenda vetë ekipit të Evertonit.

- Advertisement -

Gjithçka nisi në minutën e 12-të. Pas një keqkuptimi mes Idrissa Gueye dhe Mykolenko-s, Bruno Fernandes pati mundësinë të rrezikonte portën me një goditje të parë, duke vënë në siklet mbrojtjen e Evertonit.

Nervat shpërthyen menjëherë: Gueye, i irrituar nga situata, filloi të bërtiste e të lëvizte me nervozizëm, derisa u përplas… me një shok të vet skuadre, mbrojtësin Michael Keane.

- Advertisement -

Në një moment të çuditshëm dhe krejtësisht të papranueshëm, mesfushori i Evertonit e goditi Keane me shuplakë të drejtpërdrejtë në fytyrë.

Dy lojtarët nisën të shtyheshin mes tyre, teksa arbitri Harrington, që kishte parë gjithçka nga afër, nuk hezitoi as një sekondë: karton i kuq direkt për Gueye-n.

“Je i çmendur!”, mësohet t’i ketë thënë Keane shokut të tij, në një skenë krejtësisht të pazakontë në elitën e futbollit anglez. U desh ndërhyrja e dy lojtarëve të tjerë, mes tyre edhe Jordan Pickford, për të qetësuar Gueye-n dhe për ta larguar nga situata.

Mesfushori i përjashtuar u shoqërua drejt tunelit të “Old Trafford”, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në një ndeshje tepër të vështirë kundër Manchester United.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat