Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar se kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar sërish.
Në raportin e PK-së theksohet se dëmtimi është bërë nga persona të panjohur.
ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS
“Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndryshe, për shkak të një shpërthimi, kanali Ibër-Lepenc, ishte dëmtuar edhe një vit më parë. Më saktësisht, shpërthimi ndodhi më 29 nëntor, 2024, rast të cilin, Kosova e cilësoi si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij.
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, një vit më vonë: As aktakuzë, as përgjegjësi



