Nga Boletini, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar drejt Prekazit për të bërë homazhe.
Pasi vendosi buqetë me lule mbi varrin e Adem Jasharit, ai tha edhe disa fjalë.
“Sot, në Prekazin legjendar nderojmë nëntorin e shqiptarëve, festën e Pavarësisë dhe nga këtu dërgojmë porosi që e kemi ndër breza, që t’i dalim zot Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën, dhe popullin tonë”, tha ai.
Postimi i plotë:
Nëntori është muaji i shenjtë për të gjithë ne shqiptarët. Në muajin e Pavarësisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe daljes publike të UÇK-së, ishim në Prekaz bashkë për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të heronjëve dhe dëshmorëve të gjithë bijave dhe bijve të kombit që u bënë themeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Sot, më shumë se kurrë, vizita jonë ka edhe një mesazh zotimi dhe betimi që ne jemi vazhdimësia e të qenurit garant dhe mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ne, bashkë me partnerët tanë, e kemi fituar luftën dhe bashkë me ta do ta bëjmë Kosovën euroatlantike dhe të zhvilluar!
Lavdi heronjve dhe dëshmorëve! Zoti e Bekofte Kosovën dhe popullin e saj!



