Blerta Deliu, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se çdo familje në Kosovë ka anëtarë të saj që jetojnë dhe veprojnë në Perëndim.
Në një postim në “Facebook”, Deliu-Kodra është deklaruar kështu lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor.
“Secila familje në Kosovë e ka një pjesë të saj në mërgatë”.
“Kjo lidhje është më e madhe se politika, më e fortë se ndarjet. Mërgata është Kosovë, kudo që jeton”, ka thënë Deliu-Kodra.



