Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka realizuar një takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Zukan Helez, në kuadër të ministerialit SHBA – Karta e Adriatikut (A5).
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, takimi u fokusua në mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy ministrive dhe forcave të armatosura të të dyja vendeve.
Postimi i plotë:
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐢 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐬𝐧𝐣ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐇𝐞𝐫𝐜𝐞𝐠𝐨𝐯𝐢𝐧ë𝐬, 𝐙𝐮𝐤𝐚𝐧 𝐇𝐞𝐥𝐞𝐳
Në kuadër të ministerialit SHBA – Karta e Adriatikut (A5), ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci zhvilloi takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez. Gjatë takimit, të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive.
Bashkëpunimi rajonal mbetet një komponent thelbësor për garantimin e një mjedisi të sigurt, të qëndrueshëm për mirëqenien e qytetarëve dhe të vendit.



