spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
08:41
HomeEkonomiNën kryesimin e Kosovës, CEFTA miraton katër vendime kyçe

Nën kryesimin e Kosovës, CEFTA miraton katër vendime kyçe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të Javës së CEFTA-s me temën “Tregtojmë së bashku, drejt Evropës”, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në Takimin e Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, i mbajtur në Prishtinë nën kryesimin e Kosovës përmes MINT, me pjesëmarrjen e të gjitha Palëve të CEFTA-s dhe përfaqësuesve nga DG ENEST i Komisionit Evropian.

Takimi rezultoi me miratimin e katër vendimeve të rëndësishme për avancimin e lehtësimit të tregtisë së lirë të mallrave dhe shërbimeve, duke siguruar mbështetje për administratat doganore dhe institucionet përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut, me fokus në rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.

- Advertisement -

Vendimet e miratuara janë:

Vendimi 8/2025 i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, që ndryshon Vendimin 1/2025 mbi Programet për Njohjen e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO).

- Advertisement -

Vendimi 9/2025 që ndryshon Vendimin 1/2015 mbi krijimin e organeve të CEFTA-s.

Vendimi 10/2025 mbi Bashkëpunimin Dixhital.

Rekomandimi 1/2025 mbi Strategjinë e Menaxhimit të Rrezikut Doganor të CEFTA-s 2025–2028.

Këto vendime rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në funksion të integrimit në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, falënderoi palët e CEFTA-s për kontributin dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e Programit të Punës për vitin 2025, me kryesim nga Kosova.

Ajo mirëpriti mesazhet e Komisionit Evropian lidhur me njohjen reciproke të dokumenteve dhe marrëveshjeve, duke theksuar se, si Kryesuese e Komitetit të Përbashkët për vitin 2025, inkurajon vazhdimin e këtij niveli angazhimi, me synim që bashkëpunimi rajonal të jetë funksional dhe të përshpejtohet integrimi në Bashkimin Evropian.

Kosova nikoqire e “Javës së CEFTA-s”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat