Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar ndaras Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

Ambasadori britanik ka shkruar për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Ishte mirë që u takova me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Ne diskutuam për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresoj që fushata zgjedhore të shkojë pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruari Hargreaves.



