Të dielën në mesnatë është përmbyllur afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Gjatë periudhës 14-ditore (24 nëntor – 7 dhjetor 2025, 23:59) 24 subjektet politike kanë dorëzuar listat me emrat e tyre kandidatëve për deputetë. Pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
“Gjatë periudhës 14-ditore (24 nëntor – 7 dhjetor 2025, 23:59) 24 subjektet politike kanë dorëzuar listat me emrat e tyre kandidatëve për deputetë. Pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë”, tha Elezi.
Sipas tij, pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit.
“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha Elezi.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë dhe si në vijim:




