spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
12:22
HomeKosovaHamza i shkruan Ursulës: Hiqni...

Hamza i shkruan Ursulës: Hiqni…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidat për kryeministër, Bedri Hamza i është drejtuar me letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Hamza thekson se gjatë vitit të fundit Kosova ka kaluar nëpër një periudhë të jashtëzakonshme zgjedhjesh të njëpasnjëshme dhe sfidash të brendshme politike, por pavarësisht kësaj qytetarët kanë dëshmuar pjekuri të lartë demokratike dhe besim në rrugën evropiane.

- Advertisement -

Sipas tij, masat aktuale të Bashkimit Evropian po e ndëshkojnë padrejtësisht Kosovën dhe qytetarët e saj, e jo “një qeveri të papërgjegjshme” që ka prodhuar përplasjet me partnerët ndërkombëtarë.

“Qytetarët tanë, ndër më pro-evropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Masat janë bërë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë vendin në një kohë kur kemi nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik”, thuhet në letrën e Hamzës.

Ai kujton rolin e qeverive të mëparshme të PDK-së në afrimin e Kosovës me BE-në, nënshkrimin e marrëveshjeve kyçe dhe hapjen e proceseve integruese, duke insistuar se Kosova “e meriton mbështetjen, jo sanksionet”.

- Advertisement -

Hamza i bën thirrje von der Leyen dhe institucioneve të BE-së që të rishikojnë urgjentisht masat, duke dërguar një sinjal të qartë se përkushtimi pro-evropian i qytetarëve të Kosovës vlerësohet dhe mbështetet.

Në fund të letrës, ai kërkon hapjen e një kapitulli të ri në raportet Kosovë–BE, të bazuar në partneritet të barabartë, besim të ndërsjellë dhe përshpejtim të rrugës integruese të vendit në familjen evropiane.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat