Kandidati për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmendi luftën në Lindjen e Mesme dhe konkretisht konfliktin në Liban, duke theksuar se “duhet t’i japim fund gjithë kësaj çështjeje”.
“Unë njoh shumë njerëz nga Libani dhe ne duhet t’i japim fund të gjithë kësaj gjëje”, tha kandidati republikan duke folur para një auditori që përfshinte arabo-amerikanë në Miçigan.
Ish-presidenti amerikan në një pjesë tjetër të fjalës së tij deklaroi se “ka njerëz në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara që nuk po bëjnë punën e tyre”.



