spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
12:30
HomeKulturë103 vjet nga përurimi i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare

103 vjet nga përurimi i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

103 vjet më parë, më 10 dhjetor të vitit 1922, u përurua Biblioteka Kombëtare Shqiptare (BKSH).

Në momentin e inaugurimit, ky institucion, numëronte 6 mijë tituj librash, duke qenë se puna kishte nisur pothuaj 2 vjet më herët, që me themelimin, më 10 korrik 1920.

- Advertisement -

Drejtuesi i parë i bibliotekës ishte gjuhëtari dhe gazetari, Karl Gurakuqi. Biblioteka Kombëtare Shqiptare është institucioni i parë shtetëror, publik e laik në vend.

Përgjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare, në vitet 1928-1937, veprimtaria e bibliotekës spikati nën drejtimin e Sotir Kolesë. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, e gjeti BKSH-në me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ndërsa, në fund të vitit 1947, fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.

- Advertisement -

Në pasurimin e fondit të BKSH-së ndikoi ndjeshëm dekreti “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, dalë më 31 maj 1948. Sipas tij, BKSH-së i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit, duke i mundësuar kështu kryerjen e rolit të qendrës arkivore.

Me rënien e regjimit diktatorial, BKSH nisi të hiqte barrierat në sigurimin e informacionit dhe në shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat