spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:41
HomeKosovaMe dokumente të falsifikuara tentuan ta shisnin parcelën 250 mijë euro, Policia...

Me dokumente të falsifikuara tentuan ta shisnin parcelën 250 mijë euro, Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që u zhvillua dje, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se tre burra dhe një grua kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro.

- Advertisement -

Një prej të dyshuarve ndodhet në arrati, e tre të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan  19.09.2024, NN. Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

- Advertisement -

Në njoftimin që ka lëshuar dje Policia është thënë kryerjen e mashtrimit kishin tentuar ta kryenin në një zyrë noteriale në Gjilan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni i suksesshëm çoi në arrestimin e të dyshuarve për mashtrim me prona në vlerë të lartë

Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kapur me sukses tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftimin e skemave të mashtrimit të organizuara brenda juridiksionit tonë.

Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme,  përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan.

Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë.

Ky rast thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për mbrojtjen e komunitetit nga skemat mashtruese, luftimin e veprimtarive kriminale si dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat