Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, njofton Presidenca.
Presidentja do të zhvillojë takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërkaq, në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e para e shtetit do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të tjera.



