spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
16:24
HomeKosovaZgjedhjet 2025Lumir Abdixhiku: … dhe shpresa do të vijë me LDK-në

Lumir Abdixhiku: … dhe shpresa do të vijë me LDK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në hapje të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 Dhjetorit, kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një fjalim me tone mobilizuese dhe kritike ndaj gjendjes aktuale në vend, duke theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për shpresë, stabilitet dhe funksionim institucional.

Në një tubim të mbajtur sonte në Prishtinë, Abdixhiku prezantoi listën e LDK-së me 110 kandidatë për deputetë, duke e cilësuar atë si ekipin më përfaqësues, më të përgatitur dhe më të vendosur që ka sot Kosova. Sipas tij, LDK po hyn në këto zgjedhje me programin më serioz dhe më të realizueshëm për zhvillimin e vendit.

- Advertisement -

“LDK vjen para qytetarëve me ekipin më të mirë që ka vendi sot. Me një vizion të qartë për shtetin që funksionon, për ekonominë që zhvillohet dhe për një Kosovë që rikthen besimin, stabilitetin dhe shpresën,” deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se gjendja aktuale e Kosovës është alarmante, duke e renditur vendin të fundit në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, ndërsa nënvizoi se kjo situatë nuk u detyrohet qytetarëve.

- Advertisement -

“Jemi njerëz të lirë të një vendi të lirë, por që vazhdon të mbetet i fundit në ekonomi, i fundit në arsim dhe i fundit në shëndetësi. Këtë gjendje nuk ia kemi borxh askujt – dhe gabimet e sotme nuk na i fal askush nesër,” u shpreh ai.

Në fund të fjalimit, kreu i LDK-së bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim qytetar, duke theksuar se zgjedhjet e 28 Dhjetorit janë moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

“Le të ngrihemi si një – ju, ne, Kosova, të gjithë. Kjo është rruga jonë. Kjo është shpresa që zgjedhim për Kosovën,” përfundoi Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat