spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
16:03
HomeKosovaDrejtësiaSierra Lab: Dy kallëzime penale bien poshtë – “presion shtetëror kundër fjalës...

Sierra Lab: Dy kallëzime penale bien poshtë – “presion shtetëror kundër fjalës së lirë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prishtinë, 17 dhjetor 2025 – Sierra Lab sh.p.k, përmes përfaqësuesit Jakup Gashi, ka dalë me deklaratë publike duke njoftuar se dy procedura të ndara të inicura kundër tyre janë mbyllur me vendime në favor të kompanisë nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Themelore.

Sipas deklaratës, Prokuroria Speciale i ka konfirmuar Sierra Lab se kompania “nuk ka qenë objekt i hetimeve në asnjë rrethanë”, pavarësisht deklarimeve publike të ish-ministres së MINT, Rozeta Hajdari, në seancë plenare më 2 dhjetor 2024. Sierra Lab thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe kontrolle nga Administrata Tatimore dhe Inteligjenca Financiare, të cilat – sipas tyre – kanë përfunduar “pa gjetur shkelje ligjore”.

- Advertisement -

Ndërkohë, Prokuroria Themelore, sipas Sierra Lab, e ka hedhur poshtë si “të pabazuar” kallëzimin penal të ngritur nga MINT/Inspektorati Qendror i Tregut, i ndërlidhur me një postim publik ku kompania kishte ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit të cilësisë së derivateve.

Në deklaratë, Sierra Lab e cilëson ngritjen e kallëzimit penal ndaj tyre si “përdorim të mekanizmave shtetërorë për shantazh dhe presion”, duke pretenduar se që nga viti 2021 kanë qenë subjekt i një “fushate të vazhdueshme presioni”, përfshirë edhe mos-autorizimin e tyre si laborator testues.

- Advertisement -

Sierra Lab kërkon hetim urgjent ndaj MINT dhe Inspektoratit për, siç thuhet, manipulime dhe mos-kontroll të cilësisë së derivateve, ndërsa shpreh mirënjohje për institucionet e drejtësisë “për trajtim korrekt”, si dhe falënderon EULEX-in dhe ambasadat e akredituara për vëmendjen ndaj rastit. Në fund, kompania falënderon publikun dhe mediat për mbështetje, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për transparencë dhe fjalë të lirë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat