spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
14:43
HomeKosovaPërurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër

Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është përuruar ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe kryetari i ri i Mitrovicës Jugore, Faton Peci.

Kurti ka thënë se kjo urë nuk është kundër askujt dhe se është për të rritur bashkëpunimin në mes të dy pjesëve të Mitrovicës.

- Advertisement -

I pyetur ndërkohë për Urën kryesore mbi Ibër, Kurti ka thënë se vazhdon të kërkojë hapjen e saj në secilin takim dhe sipas tij s’është e nevojshme që mbi të të qëndrojnë pjesëtarë të unfirmoruar.

“E vetmja urë që ka persona të unfirmuar mbi tërë kohën, është Ura mbi Ibër. S’besoj që ka nevojë për pjesëtarë të KFOR-it. Mirëpo këtë çështje e zgjidhim me bashkëbisedim të hapur e dialog të sinqertë. Besoj që do të vijë dita kur ajo urë do të jetë e hapur”, ka thënë Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat