spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
19:50
HomeKosova“Kjo është fytyra reale e LVV-së”

“Kjo është fytyra reale e LVV-së”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar lidhur me postimin e LVV-së, ku janë publikuar kandidatët e kësaj partie për deputetë, e ku vetëm Albin Kurti është me fotografi ndërsa të tjerët janë vetëm me numra.

Çitaku ka thënë se kjo është fytyra reale e LVV-së, dhe se, kjo parti s’është lëvizje e barazi, por se është kult.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kjo është fytyra reale e LVV-së.

- Advertisement -

Jo lëvizje. Jo barazi. Por kult.

Një strukturë ku ekziston vetëm një njeri, një zë, një vullnet.

Të tjerët janë thjesht numra që rreshtohen, njerëz që binden, figura të zëvendësueshme.

Aty nuk ka bashkëpunim, ka nënshtrim.

Nuk ka mendim kritik, ka bindje të verbër.

Identiteti fshihet, personaliteti shtypet, dinjiteti sakrifikohet për t’i shërbyer liderit.

Dhe një parti që sundohet si kult, nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat