Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar “X” lidhur me vizitën e kryeministri të Shqipërisë Edi Rama në Hagë.
Grenell ka shkruar se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i bëhet një padrejtësi.
Sipas Grenellit, Jack Smith është një turp, duke shtuar se Rama ka të drejtë.
“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan ai.
Edi Rama ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.



