spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
16:01
HomeKosovaZgjedhjet 2025DNV trajnon qindra vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve

DNV trajnon qindra vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rrjet i organizatave joqeveritare në Kosovë, Demokracia në Veprim, është duke mbajtur një trajnim të cilit do t’i nënshtrohen rreth 600 vëzhgues që do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Për këtë njoftoi Ismet Kryeziu, i cili tha se DNV do të vazhdojë kontributin e saj për garantim të standardeve demokratike gjatë procesit zgjedhor.

- Advertisement -

“DNV po mban trajnimin me trajnerët të cilët, gjatë ditëve në vazhdim, do të trajnojnë rreth 600 vëzhgues që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme, më 28 dhjetor 2025. DNV mbetet e përkushtuar që, përmes vëzhgimit të pavarur dhe profesional, të kontribuojë në garantimin e standardeve demokratike, legjitimitetit dhe rregullsisë së procesit zgjedhor”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat