spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
16:01
HomeKosovaJustina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Profesoresha universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti, njoftoi se akademikja Justina Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Në një postim në “Facebook”, ajo tha se ASHAK sot bëri histori me zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë të dijes dhe të shkencës në Kosovë.

- Advertisement -

“Ajo është gruaja e parë në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kjo zgjedhje është fitore e dijes, e punës së palodhshme dhe e meritës. Justina Pula është dëshmi se shkenca nuk ndërtohet me privilegje, por me përkushtim, disiplinë dhe këmbëngulje. Faleminderit që hap rrugë, që vendos standarde dhe që u tregon brezave të rinj – veçanërisht grave – se majat akademike arrihen me punë, zell dhe integritet”, shkroi ajo.

ASHAK ende s’ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat