spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
17:47
HomeKosovaBusti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit

Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.

Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati, gjatë një interviste në emisionin e radios Klan Kosova.

- Advertisement -

Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.

“Ideja e bustit të Adem Jasharit ka ardhur spontanisht, duke qenë se në fshatin Hamil kemi pasur kampin e refugjatëve midis fshatit Hamil dhe atij Seman. Gjatë asaj periudhe kemi pritur familjet e Dardanisë në banesat tona dhe kemi ruajtur kujtime shumë të bukura që na kanë lënë mbresa të thella. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj, po ashtu edhe gazetarë”, tha ai

- Advertisement -

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë edhe të rinj të fshatit dhe gazetarë, përfshirë Marin Memën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat