spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
17:32
HomeSportIsmajli - shtylla kryesore e Torino-s

Ismajli – shtylla kryesore e Torino-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Statistikat konfirmojnë rëndësinë e Ardian Ismajlit në prapavijën e Torinos. Me mbrojtësin shqiptar në fushë, granatat kanë pësuar vetëm 7 gola në 7 ndeshje, me një mesatare prej 1 goli për takim.

Një bilanc dukshëm më pozitiv krahasuar me ndeshjet e zhvilluara pa të.

- Advertisement -

Në mungesë të Ismajlit, Torino ka pësuar 18 gola në po aq ndeshje (7), duke e çuar mesataren në 2.57 gola të pësuar për ndeshje.

Nga përllogaritja është përjashtuar sfida ndaj Genoas, ku lojtari shqiptar ishte në fushë vetëm për 30 minuta.

- Advertisement -

Pas 15 ndeshjesh të analizuara, shifrat nuk lënë vend për interpretime: Ismajli është një element që vendos rregull në mbrojtje dhe i jep më shumë stabilitet repartit difensiv.

Prania e tij ndikon drejtpërdrejt në organizimin e skuadrës, veçanërisht në sistemin me tre mbrojtës.

Megjithatë, për të përfituar maksimalisht nga kjo skemë, Torinos i nevojitet një mbrojtës i majtë (me këmbë të majtë), i aftë të mbështesë manovrën dhe të shkëputet në fazën ofensive, ashtu siç funksionon në shumicën e mbrojtjeve me tre lojtarë.

E vetmja pikë e dobët e Ismajlit mbetet menaxhimi i topit nën presion.

Mbrojtësi kuqezi shpesh tregohet i nxituar në ndërtim, duke preferuar largime të shpejta në vend të një pasimi të kontrolluar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat