Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka reaguar Glauk Konjufcës, pasi që ky i fundit gjatë një tubimi në Ferizaj ka thënë se do t’i “bëjmë tokë të zezë” partitë e tjera.
Bajrami në reagimin e saj i është drejtuar Konjufcës, duke i thënë se s’mundet me i bë “tokë të zezë’’ partitë e tjera, e as s’mundet me tërheq vëmendjen, siç ka thënë ajo, nga skandalet e whatss app’it.
Postimi i plotë:
Glauku i paska thanë një qytetari ”kemi me i ba tokë të zezë”, duke ju referuar partive ish opozitare. Kaq për fjalorin e filozofit i cili para disa ditëve tha se kemi reflektu.
Glauk, as s’mundesh me na ba ”tokë të zezë” as nuk mundesh me tërheqë vëmendjen nga skandalet e whats app-it.
Po dije një gjë: atyre që don me i ba tokë të zezë, nuk ju dërgon letra për bashkëpunim.
Unë megjithatë nuk ju uroj juve që të bëheni ”tokë e zezë”, sepse pas 28 dhjetorit ju do të jeni opozita, e opozita i duhet qeverisë dhe vendit.
Konjufca thotë se do t’i bëjnë “tokë të zezë” partitë e tjera



