spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
13:31
HomeKosovaPolicia zbulon detaje nga arrestimi i ish-pjesëtarit të MUP-it

Policia zbulon detaje nga arrestimi i ish-pjesëtarit të MUP-it

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me arrestimin e një ish-pjesëtari të MUP-it, i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit dhe për ndihmë në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë dhe rrëmbim”.

Sipas raportit 24-orësh, më 20 dhjetor janë zhvilluar bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në Leposaviq, me urdhëresë të gjykatës.

- Advertisement -

Autoritetet theksojnë se rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 1 nëntor 2025, ku viktimë ka qenë një mashkull.

Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar prova materiale që mund të lidhen me rastin, përfshirë: 9 telefona celularë, 1 laptop, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë dhe 1 tytë arme.

- Advertisement -

Për zhvillimet rreth këtij rasti ka njoftuar të shtunën edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke konfirmuar angazhimin e institucioneve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat