spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
13:16
HomeKosovaParashikimi javor: diell, shi dhe borë në male

Parashikimi javor: diell, shi dhe borë në male

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kjo javë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar se ditët e para të javës në Kosovë do të jenë kryesisht të kthjellëta me diell të dobët, ndërsa nga e mërkura priten reshje shiu në viset e ulëta dhe borë në viset malore mbi 1600 metra mbi nivel deti.

- Advertisement -

Temperaturat minimale gjatë javës do të luhaten kryesisht nga -2 deri në 1°C, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 2-8°C, duke u ulur drejt fundjavës.

Qytetet kryesore si Prishtina dhe Peja do të kenë temperatura nga -1 deri 7°C, Prizreni dhe Gjakova 0-8°C, ndërsa Dragashi mbetet më i ftohti, me minimale deri -2°C dhe maksimale 5°C në fillim të javës, duke u ulur në fundjavë deri në 2°C.

- Advertisement -

Qytetet e tjera si Ferizaj, Gjilani, Kamenica, Besiana, Mitrovica dhe Malisheva do të kenë temperatura maksimale midis 3-7°C dhe minimale 0-1°C.

Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1-4 m/s, duke ndryshuar drejtim gjatë javës nga jugperëndimi dhe juglindja drejt veriperëndimit. Java mbyllet me mot të vranët me intervale dielli dhe temperatura më të ulëta, duke krijuar kushte për një fundjavë të ftohtë.

E hënë: Moti i vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale -2 deri 0°C, maksimale 5-7°C. Era kryesisht nga jugperëndimi, 1-4 m/s.

E martë: Kryesisht vranët. Temperaturat minimale -2 deri 0°C, maksimale 5-8°C. Era nga juglindja, 1-4 m/s.

E mërkurë: Vranësira dhe riga shiu. Temperaturat minimale -1 deri 1°C, maksimale 5-7°C. Era nga juglindja, 1-4 m/s.

E enjte: Vranësira dhe riga shiu. Temperaturat minimale -2 deri 0°C, maksimale 2-4°C. Era nga veriperëndimi, 1-4 m/s.

E premte: Vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale -2 deri 0°C, maksimale 2-4°C. Era e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat