spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
17:00
HomeKosovaDrejtësiaSeanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është ndërprerë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo seancë do të vazhdoj më 29 janar nga ora 09:30.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë shfaqur pamje nga momenti kritik i vrasjes.

- Advertisement -

Fillimisht u dhanë pamje gjatë ditës se si Naim Murseli ishte takuar edhe me Granit Plavën në një pompë derivatesh.

Në sallë u lëshuan edhe pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar për Liridonën dhe dy fëmijët e tij në një restorant. Po në atë vend u pa edhe Granit Plava.

- Advertisement -

Gjithashtu, në sallë u lëshua dhe një audio-incizim nga momenti kur vritet Liridona Ademaj.

Për këto pamje, i pyetur nga trupi gjykues nëse kishte vërejtje për të thënë diçka, Murseli nuk i komentoi, përveç se tha “pajtohem me avokatin”.

As Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, dy të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridonës, zgjodhën të mos deklarohen pas pamjeve të shfaqura.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat