Prokuroria Speciale ka njoftuar se po zhvillojnë një aksion në Pejë për “Krim të organizuar”, “Rrëmbim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë. Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale: – krim i organizuar, – rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”.
Prokuroria thotë se për detaje të tjera që mund të bëhen publike, do të ketë njoftim pas përfundimit të operacionit policor.



