spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
21:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025Lladrovci: Nuk ka forcë që na largon nga PDK-ja

Lladrovci: Nuk ka forcë që na largon nga PDK-ja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhur me fushatën e PDK-së në komunën e Drenasit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka dhënë opinion, duke kërkuar që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit.

“Bedri Hamzës ia kam ofruar përkrahjen pa kushte. Kërkoj që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit”

- Advertisement -

“E ritheksoj, nuk ka bir nane që na largon nga PDK, as mua me anëtarët e Shtabit fitues e as qytetarët kampionë”, ka shkruar mes tjerash Lladrovci në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Qytetarë të komunës së Drenasit, Bedri Hamza dhe numri 130 është adresa e bastionit!

Kërkoj nga ju qytetarë kampionë dhe Shtabi i fitores së 12 Tetorit, të punoni për fitoren e PDK-së më 28 dhjetor.

Gjatë fundjavës pata shumë takime me qytetarë. Brengë është pjesëmarrja e zbehtë në takime zgjedhore. Gatishmëria ime për të qenë ku e kam vendin në fushatë, nuk hasi në mirëkuptim, andaj, nuk ndjej përgjegjësi.

Bedri Hamzës ia kam ofruar përkrahjen pa kushte. Kërkoj që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit.

Prezantimi i Drenasit si komunë e shtatë e PDK, nuk e gëzoi asnjërin nga keqbërësit. Madje, as lajmet e Bedri Hamzës për Drenasin, nuk u pëlqyen nga ata.

E ritheksoj, nuk ka bir nane që na largon nga PDK, as mua me anëtarët e Shtabit fitues e as qytetarët kampionë.

Më shqetësuan edhe lajmet e pakonfirmuara se është anuluar tubimi përmbyllës i PDK-së në Drenas. Pres të adresohet përgjegjësia për këtë dështim.

Arroganca e bedelëve në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve lokale, tash po hakmerret.

Qytetarë të dashur,

Fitorja e PDK-së, më 28 dhjetor, nuk është e negociueshme. Kërkoj të jeni aktiv dhe asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Fitorja i duhet Kosovës, i duhet Drenasit, Hashimit, Kadriut, Jakupit e të tjerëve, me Bedri Hamzën kryeministër.

Më 28 dhjetor, bastioni i kampionëve, sërish do ta përsërit mrekullinë, duke qëndruar fort pranë partisë dhe vlerave të heronjve tanë të luftës e paqes. Fitorja bindëse e PDK-së më 28 dhjetor në Drenas është gjuhë e kampionit.

130
BedriHamza
Bashkë, përpara!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat